Siri, jeta e banorëve mes
shpërthimeve dhe vuajtjeve

Siri, jeta e banorëve mes<br />shpërthimeve dhe vuajtjeve
Franca deklaron se ajo çfarë po ndodh në Siri është luftë civile. CNN arrin të sigurojë pamje ekskluzive të jetës së përditshme banorëve të Maaret al Nouman të cilët jetojnë mes bombardimeve të ushtrisë qeveritare dhe përpjekjeve për të mbijetuar. Pamjet e marra nga gazetari James Foley tregojnë trupat e dhjetra civilëve të vrarë nga ushtarë sirianë. Më shumë se 30 persona mbetën të vrarë dhe mbi 100 u plagosën gjatë një bombardimi 2 orësh të ndodhura më 9 qershor.
 
Në pamje duket një vend strehim ku gra e fëmijë detyrojnë të jetojnë pasi shtëpitë dhe lagjet e tyre nuk janë më të sigurta. Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius i bën thirrje dje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të zbatojnë planin e ndërmjetësuesit Anan për paqen e detyrueshme.

PERBALLJA RUSI- SHBA
Ndërkohë që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbyer akuza lidhur me dhunën në Siri. Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri ka fajësuar Rusinë për përkeqësimin e situatës në Siri, duke dërguar helikopterë ushtarakë për regjimin e Bashar al-Asadit.

Zonja Klinton ka shprehur pakënaqësi që Moska ka injoruar kërkesat e vazhdueshme për të ndalur lidhjet e saj me Sirinë.Nga ana e tij ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka hedhur poshtë akuzat për helikopterë, duke shpjeguar se çfarëdo dërgimi i armatimit në Siri është i ndërlidhur me kontratat e mëparshme dhe se armatimet e tilla janë vetëm për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Shumë media raportuan se Lavrovi akuzoi Uashingtonin për armatim të kryengritësve në Siri, por Lavrov e mohoi duke thënë se Shtetet e Bashkuara po e furnizojnë rajonin “me mjete speciale”. Zonja Klinton i ka hedhur poshtë akuzat se Shtetet e Bashkuara i furnizojnë me armatim kryengritësit në Siri.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja