Siri, Këshilli i Sigurimit voton
rezolutën për dërgimin e vëzhguesve

Siri, Këshilli i Sigurimit voton <br />rezolutën për dërgimin e vëzhguesve
DAMASK/NJU JORK – Këshilli i Sigurimit ka arritur të miratojë sot një rezolutë që autorizon dërgimin e një ekipi vëzhguesish në Siri për të monitoruar zbatimin e armëpushimit në terren.

Një grup i vogël vëzhguesish ka qëndruar i gatshëm që dje për t’u nisur sapo të miratohej rezoluta. Ekipi pritet të niset drejt Sirisë në orët e ardhshme.

Vendimi i Këshillit të sigurirmit vjen ndërkohë që armëpushimi ka rrezikuar të prishet në disa pjesë të vendit.

Bombardimi sot i një lagjeje në Homs shënoi thyerjen më serioze të armëpushimit në Siri. Aktivistët kanë shpërndarë nëpër media video të ndërtesave ndërkohë që goditeshin, sulmi vazhdoi rreth një orë dhe sipas opozitës janë shënuar 17 të vdekur. Nga ana e tyre autoritetet siriane kanë akuzuar ‘grupet terroriste’ për vrasjen e tre ushtarakëve në pjesë të ndryshme të vendit.

Gjithsesi, armëpushimi po konsiderohet si ende i vlefshëm nga analistët dhe diplomatët, por ngjarjet në Homs bënë që Kofi Annan të kërkonte që Këshilli i Sigurimit të vendoste sa më shpejt dërgimin e vëzhguesve në Siri, pasi çdo ditë që kalon e bën më të vështirë ruajtjen e armëpushimit.

Këshilli i Sigurimit ndërkohë ishte mbledhur që dje në Nju Jork, por pa arritur të çonte drejt votimit një projektrezolutë të hartuar nga amerikanët. Votimi u shty pasi delegacioni rus pati vërejtje me tekstin. Rusët kërkuan një tekst më të shkurtër që të përqendrohej vetëm te dërgimi i vëzhguesve.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato