Siri, kryengritësit rrëzojnë
helikopterin e ushtrisë së Asad

Siri, kryengritësit rrëzojnë<br />helikopterin e ushtrisë së Asad
DAMASK- Rebelët e armatosur në Siri thonë se kanë rrëzuar një helikopter ushtarak që fluturonte mbi Damask. Ushtria e Lirisë Siriane sqaroi se sipas të dhënave të saj në helikopter po transportoheshin trupa drejt distriktit veri-lindor të Jobar. Televizioni shtetëror raportoi se mjeti fluturues ra në Qabun ndërsa aktivistët opozitare thonë se ishte parashikuar të sulmohej nga ajri Jobar.

Një dëshmitar i tha Reuters se helikopteri u përfshi nga flakët pasi u qëllua në një shkëmbim zjarri. Në videon e publikuar nga aktivistët rebelët dëgjohen të thonë "zoti është i madh". Të dielën aktivistët e opozitës thanë se forcat qeveritare kishin masakruar më shumë se 300 njerëz gjatë një sulmi në periferinë jug-perëndimore të Daraya. Videot dhe fotografitë e bëra publike tregonin mbetje trupash përfshirë gra dhe fëmijë.

Media shtetërore u shpreh se Daraya është pastruar nga grupet e armatosura terroriste. Zyrtari i kombeve të bashkuara në kuadër të të drejtave të njeriut Paulo Pinheiro tha për BBC se vrasjet mund të cilësohen si krime lufte.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship

Man.City shokohet para nisjes së Premier League, në janar mund të dënohet me zbritjen në Championship