Siri, lejohet ekipi i OKB,
përjashtohen 17 diplomatë të huaj

Siri, lejohet ekipi i OKB, <br />përjashtohen 17 diplomatë të huaj
OKB ka deklaruar se qeveria Siriane ka lejuar punimet e ndihmës në vend, pavarsisht se është një nga vendet i cili i përjashton diplomatët e huaj.
Kjo është hera e parë që ndihmat humanitare, përveç Kryqit të Kuq, kanë arritur të marrin garancinë për të hyrë në Siri.

Fillimisht punimet e ekipit të OKB do të bazohent në qytetet Homs, Deraa, Idlib, dhe Deir Ezzour, të cilat janë goditur rëndë nga luftrat.
Skuadra e Kombeve të Bashkuara është dërguar të punojë në këto zona, thotë drejtori i kordinimit dhe i reagimit të Zyrës për punët Humanitare të OKB-së, John Ging.

Pavarësisht se janë lejuar ekipevet e OKB, njëkohësisht Siria ka refuzuar 17 diplomatë të huaj të cilët nuk janë të mirëpritur në siri. Midis tyre janë ambasadori i SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës dhe Turqisë të cilët janë shpallur persona të padëshiruar në Siri.

Disa nga vendet perendimore njëkohësisht kanë dëbuar diplomatët sirianë në vendet e tyre për shkak të masakrës në qytetin Houla, ku më shumë së 100 persona humbën jetën në fund të muajit maj të këtij viti. Tragjedia e Houlas është një nga krimet më të rënda të ndodhura në Siri që nga kryengritjet që shpërthyen në mars të vitit 2011.

(fj.di/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......