Siri, luftimet i afrohen zonave
të sigurta të pushtetit

Siri, luftimet i afrohen zonave <br />të sigurta të pushtetit
SIRI – Përleshjet në qytetin kryesor Aleppo mes trupave qeveritare dhe rebelëve sa vijnë e intensifikohen.

Qeveria siriane ka nxjerrë në rrugë tanke dhe artilerinë e rëndë në Aleppo, i cili është jo vetëm qyteti i dytë më i madh në këtë vend pas Damaskut, por zemra ekonomike e Sirisë. Tashmë pjesa më e madhe e qytetit është në duart e rebelëve.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar tradhtinë e dy diplomatëve të lartë sirianë. Bëhet fjalë për përfaqësuesit e Sirisë në Emiratet e Bashkuara arabe dhe Qipro, të cilët raportohen të kenë ikur në Katar.

Për presidentin Bashar Al-Assad, humbja e Aleppos mund të jetë një pikë kthese që paralajmëron shembjen e qeverisë së tij.

Flitet për luftime të ashpra nga ana e rebelëve dhe forcave të qeverisë ndërsa gjendja në qytet sa vjen dhe bëhet më e rëndë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit i tha agjencisë së lajmeve AFP: "Këto zhvillime janë një paralajmërim mbi rrëzimin së shpejti të Assad nga pushteti”.

Lagjet e qytetit po përballen me të shtëna të vazhdueshme mortajash, artileri të rëndë dhe bombardime që vijnë nga ajri. Mijëra qytetarë të tjerë po braktisin qytetin.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij