/ATSH-AFP/ - Më shumë se 30 xhihadistë të grupit të Shtetit Islamik u vranë dhe një numër i madh materialesh u shkatërruan si pasojë e sulmeve të koalicionit drejtuar nga SHBA-ja, në veri të Sirisë, sipas një OJQ-je.
"Të paktën 30 xhihadistë, por ndoshta më shumë janë vrarë sot nga sulmet e koalicionit kundër pozicioneve dhe depove ku ndodheshin makinat ushtarake dhe tanke, në lindje dhe në perëndim në qytetin Raqa", kryeqyteti i vetëshpallur nga Shteti Islamik, konfirmoi Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut.
Grupi i Shtetit Islamik konfirmoi sot se një peng amerikan ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të koalicionit ndërkombëtar në rajonin e Raqas, një bastion i xhihadistëve në veri të Sirisë.