BRUKSEL - Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë rënë dakord të heqin embargon e armëve për opozitën siriane, e cila do të skadonte ditën e shtunë. Ende nuk ka një vendim përfundimtar për t’u dërguar armë rebelëve sirianë dhe të gjitha sanksionet e tjera mbeten në fuqi.

Vendimi erdhi pas disa orë bisedimesh në Bruksel. Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague se BE i ka dërguar një mesazh shumë të fortë regjimit të Assad.

“Bashkimi Europian pranoi t'i jepet fund embargos së armëve në Siri, ndërsa do të vazhdojnë të mbeten në fuqi të gjitha sanksionet e tjera ekzistuese ndaj regjimit në këtë vend. Ky është rezultati që dëshironte Mbreteria e Bashkuar”,-theksoi Hague.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)