Siri, mortaja kundër
fortesave rebele në Damask

Siri, mortaja kundër <br />fortesave rebele në Damask
DAMASK - Luftimet më intensive, që nga 16 maji, janë shënuar në shtetin sirian këtë të hënë pasi ushtria siriane sulmoi fortesat rebele në Damask me mortaja.
Ofensiva, e cila synon dëbimin e kryengritësve të Ushtrisë së Lirë Siriane (AMF) nga kryeqyteti, nisi pasi Ministria e Jashtme deklaroi gjatë një konferencë shtypi se trupat e saj nuk kishin kryer masakër në fshatin Treimsa.
Ngjarja vjen pas takimeve te Kofi Annan dhe Ban Ki-moon me liderët rusë dhe kinezë, dy vende këto të cilat kanë vendosur veton mbi rezolutat e OKB për ndërhyrjen në Siri dhe jo vetëm.
Annan është takuar me presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, gjatë dy ditëve të bisedimeve në Moskë. Liderët rus nuk duket të jenë tërhequr nga qendrimet e tyre të mëparshme duke deklaruar se nuk po mbështesin presidentin Assad por popullin sirian.
Ndërkaq Ban ki-Moon do të takohet me presidentin Hu Jintao, Kryeministri Wen Jiabao dhe ministrin e jashtëm Yang Jiechi në Pekin.
Një ditë më parë drejtues të Kryqit të Kuq deklaruan zyrtarisht se konflikti në Siri është kthyer tashmë në një luftë civile - një status i cili ngre perspektivën e ndjekjeve penale për krime lufte.
Një total prej 105 njerëzish - përfshirë 48 civilë - janë vrarë vetëm gjatë fundjavës, ndërkohë sulme të reja me mortaja nisën në agimin e ditës së hënë.
Aktivistët thonë se më shumë se 17.000 persona janë vrarë në Siri që nga kryengritja e nisur vitin e kaluar.

(km/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane