Njëzet e pesë civilë u vranë sot nga vala e re e bombardimeve të regjimit kundër bastioneve rebele në qytetet e Alepos dhe të Doumas në Siri, bëhet e ditur nga forcat e shpëtimit dhe një OJQ-je.

Referuar drejtuesit të Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), Rami Abdel Rahmane, armëpushimi i kryesuar nga SHBA-ja dhe Rusia dhe hyrja në fuqi më 27 shkurt “nuk ekziston më” pas shkeljeve të shumta të kryera si ana e forcave rebele dhe atyre të regjimit.

Dymbëdhjetë civilë u vranë gjatë sulmeve ajrore kundër disa lokaliteteve rebele në lindje të qytetit të Alepos, në veri të vendit”, pohoi për median një zyrtar lokal i mbrojtjes civile. ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)