Siri, ndërpritet armëpushimi e
evakuimi,qeveria akuza rebelëve

Siri, ndërpritet armëpushimi e<br />evakuimi,qeveria akuza rebelëve
Alepo- Ditë plot ankth dhe frikë për të gjithë banorët e Alepos.

Mesa duket çdo minutë po luhet me fatin e të pafajshmëve të cilët kërkojnë shpëtim.

Ndonëse dukej se evakuimi po vijonte i qetë,zhvendosja e civilëve dhe të plagosurve në pjesën lindore të Aleppos është pezulluar nga qeveria siriane, e cila akuzon kundërshtarët e saj se kanë shkelur disa nga pikat e marrëveshjes së evakuimit.

Burime qeveritare shprehen se janë pikërisht  rebelët ata që kanë bllokuar evakuimin e civilëve.

Raportimet konfirmojnë se militantët kanë qëlluar  mbi autobusët të cilët po zhvendosin civilët dhe të plagosurit.Më shumë se 3000 persona janë zhvendosur nga pjesa e Alepos Lindore por sipas Kombeve të Bashkuara  në vend janë të bllokuar më shumë se 50.000 civilë.

Ndërsa ushtria qeveritare e mbështetur nga Rusia ka ripushtuar pjesën më të madhe të zonave të cilat ishin nën kontrollin e rebelëve, Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar ashpër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverine e Damaskut.

“Ajo që regjimi i Assad po kryen nuk është asgjë më pak sesa një masakër.

Një politikë cinike për të terrorizuar cilvilët”, deklaroi  sekretari amerikan i shtetit John Kerry.Në samitin  e BE-së, kancelarja gjermane Angela Merkel e përshkroi situatën në Aleppo si shumë të trishtë duke theksuar se diplomacia europiane dështoi.

Nga ana tjetër, presidenti i Këshillit të BE-së Donald Tusk kërkoi hapjen e menjëhershme të korridoreve humanitare për të lejuar ndihmën që të mbërrijë në Aleppo.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës