Siri, nis ofensiva e
Assad mbi Aleppo-n

Siri, nis ofensiva e <br />Assad mbi Aleppo-n
SIRI - Nis ofensiva e madhe e paralajmëruar në qytetin Alepo, qyteti i dytë më i madh i Sirisë. Sipas korrespodentëve të BBC tanket po lëvizin në jugperëndim të qytetit, ndërsa avionët fluturojnë në lartësi të ulët. Një gazetar shprehet se janë raportuar shumë viktima, ndërsa familje të tëra po largohen nga qyteti. Ofensiva e Asad mbi Alepon ishte paraljmëruar dje.

Lajmin e nisjes së sulmit ushtarak mbi Alepo po e jep dhe TV shtetëror sipas të cilit rebelët pasi dështuan në Damask po tentojnë të kthejnë Alepon në bazë të terroristëve.

Nga ana tjetër rebelët pretendojnë se kanë shkatërruar një numër tankesh. Aktivistët raportojnë përleshje të dhunshme rreth lagjeve Salah al Din dhe Madani, pranë qendrës së qytetit. Ndërkaq flitet edhe për një telefonatë urgjente ku u bëhet thirrje mjekëve të vijnë në këto lagje.


NDERKOMBETARET PRESION SIRISE
Komuniteti nderkombetar rrit presionin mbi qeverinë siriane per t’i dhënë fund sulmeve në qytetin më të madh të vendit Alepo.
Vendet perëndimore kanë parlajmëruar për një masakër të mundshme në qytetin e dytë më të madh të vendit, i njohur si zemra ekonomike e Sirisë.
Gazeta proqeveritare siriane “Al Watan” paralajmëroi se “nëna e të gjitha betejave” është gati për të filluar. Kryeministri truk Erdogan bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që mos mbetet spektator i ngjarjeve në Alepo. Deklaratat e Erdoogan u bënë pas takimit në Londër me kryeministrin britanik Kamerun. Edhe kryeministri britanik u shpreh se regjimi sirian po kryen veprime vërtet të tmerrshme rreth qytetit Alepo.


"Ky regjim duhet të kuptojë se është i paligjshëm, veprimet e tij janë të gabuara dhe është e nevojshme të ndalen ato që ai po kryen” vijoi ai.
Aktivistët e opozitës thonë se numërohen dhjetëra të vdekur nga sulmet ushtarake ndërsa luftimet vijojnë përreth qytetit. Vetëm të premten numërohen 15 viktima gjatë bombardimit të ushtrisë mbi një ndertesë.Sipas tyre mijëra trupa qeveritare mbajnë të rrethuar qytetin. Nga ana tjetër edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB i OKB Ban Ki Mun i bëri thirrje qeverisë siriane për të ndalur ofensivën. Ai kërkoi gjithashtu një qëndrim të qartë nga qeveria siriane se nuk do përdorë armët kimike në asnjë lloj rrethane. “Dhuna nga të dyja palët duhet të ndalet për shkak të civilëve që po vuajnë” deklaroi Ban Ki Mun në Londër.

Nga ana e saj Gjysmëhëna e Kuqe ka pezulluar disa nga operacionet e saj në Alepo për shkak të luftimeve të ashpra. Një ditë më parë ish kreu i misionit të vëzhguesve të OKB në Siri tha se është vetëm cështje kohe rrëzimi i qeverisë së Bashar Al Asad.(n.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij