Ende nuk dihet nëse ky është një shqiptar i Maqedonisë, i Kosovës apo Shqipërisë, por në profilin e tij Facebook thuhet vetëm kjo: “Vëllai Ebu Amar, shqiptar”. Fotografia e postuar më poshtë nuk preferohet për ta parë të miturit dhe personat e ndjeshëm.
Në muajin gusht ishte njoftuar se dhjetëra shqiptarë janë bashkuar me kryengritësit në Siri, duke dhënë jetën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Kështu kishte shkruar agjencia franceze AFP, në një reportazh të sajin duke nënvizuar se shumë prej tyre kthehen në qese trupash pranë familjeve të tyre, të cilat nuk e dinë se ata janë bashkuar me rebelët në luftë.
(Ne foto: Disa nga viktimat e sulmit të djeshëm në Siri)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)