Siri, një autokolonë xhihadistësh
drejt kufirit mes Irakut dhe Sirisë

Siri, një autokolonë xhihadistësh<br />drejt kufirit mes Irakut dhe Sirisë
 
Një autokolonë e xhihadistëve të Shtetit Islamik po vazhdon udhëtimin përmes Sirisë, pasi ishte bllokuar në pjesën lindore të vendit. Shumica e tyre kanë kaluar në zonat e kontrolluar nga ISIS-i pranë kufirit me Irakun, megjithëse SHBA-ja pati kërcënuar se do të bombardonte.
 
Grupi i përbërë prej rreth 300 militantësh dhe familjet e tyre, u larguan prej kufirit Siri – Liban këtë javë, si pjesë e një armëpushimi të arritur ndërmjet ISIS-it, grupit Hezbollah dhe qeverisë siriane.
 
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara informoi dje se do të kërkonte një zgjidhje tjetër që do të kursente mundimin e mëtejshëm të civilëve që janë pjesë e autokolonës.
 
Transferimi i këtyre luftëtarëve të ISIS-it dhe të të afërmve të tyre në qytetin Deir al-Zour, u prit me zemërim nga Kryeministri irakian, Haider al-Abadi, i cili e quajti “të papranueshme” dhe “një fyerje ndaj popullit irakian”.
 
Ai shprehu frikën se xhihadistët do ta afronin luftën pranë kufirit të vendit të tij./VOA
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)