Siri, nuk ndalen bombardimet në
Alepo, Rusia e vendosur për luftë

Siri, nuk ndalen bombardimet në<br />Alepo, Rusia e vendosur për luftë
Vijojnë bombardimet në lagjet e Alepos,ku ende  forcat rebele kanë kontrollin, pavarisht paralajmërimit rus për një pushim humanitar.

Ndërkohë vijojnë të dështojnë bisedimet mes sekretarit të shtetit John Kerry dhe ministrit të jashtëm rus Lavrov të cilët kërkuan një pushim të përkohshëm të bombardimeve.

Një pushim i tillë do t’i jepte mundësi civilëve të ngecur në qytet të largoheshin për t’i shpëtuar plumbave.

Por shefi i diplomacisë ruse shprehet:“Nuk kemi thënë që luftimet mbaruan, por ishte vetëm një pushim humanitar për të ndihmuar civilët. Pas pushimit humanitar, do të rinisin operacionet ushtarake derisa Alepo lindor të clirohet nga militantët”.

Ai shtoi se terroristët tashmë janë rrethuar dhe nuk mund të marrin përforcime.

Ndërkohë ditën e nesërme priten bisedime të tjera mes SHBA dhe Rusisë. Ishte vetë Lavrov i cili ka konfirmuar se do të ketë një takim mes ekspertëve rusë dhe atyre të Washingtonit të cilët do të vijojnë përpjekjet për t’i dhënë një zgjidhje situatës në Alepo.

“Është një mundësi shumë e mirë për të gjetur një rrugëzgjidhje dhe të largojmë militantët” shtoi Lavrov i cili tha se nuk mund të flasë për garanci pasi uron që të mos ketë surpriza nga pala amerikane.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604