Siri, nuk respektohet armëpushimi,
luftime pranë Damaskut

Siri, nuk respektohet armëpushimi,<br />luftime pranë Damaskut
Armëpushimi që hyri në fuqi mesnatën e mbrëmshme nuk është duke u respektuar në rajonin e Wadi Barada në veriperëndim të kryeqytetit sirian.

“Pavarësisht armëpushimit që nisi mesnatën e mbrëmshme, grupet rebele dhe forcat e regjimit sirian janë përfshirë në luftime në rajonin e Wadi Barada, në veriperëndim të kryeqytetit sirian”, ka raportuar OSDH.

Ndërkohë Observatori Sirian për të Drejtat e Njeiut, ka deklaruar se nuk dihet se cila palë ka filluar e para konfliktin, pasi të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën si përgjegjëse.

Drejtori i OSDH, Rami Abdel Rahmane, është shprehur se luftimet po shoqërohen edhe me sulme ajrore mbi pozicionet e grupeve rebele dhe të
Fetah al-Cham, grup i cili ka qenë i njohur si një degëzim i Al Kaedës dhe më parë mbante emrin Al Nusra.

Armëpushimi në Siri, mesnatën e mbrëmshme hyri në fuqi në të gjithë vendin dhe u përshëndet si një zhvillim pozitiv nga shumë vende, të cilat e shikonin si një mundësi të mirë për të arritur drejt një paqeje të përherëshme duke i dhënë fund konfliktit 6-vjeçar.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot