Siri, opozita apel ndërkombëtarëve:
Na furnizoni me armë

Siri, opozita apel ndërkombëtarëve:<br />Na furnizoni me armë
DAMASK- Lideri i opozites siriane Abdulbaset Sayda i bën thirrje nderkombëtareve që të furnizojnë me armë forcat rebele në Siri. Zoti Sayda tha gjithashtu se Bashar al Assad duhet të përgjigjet para drejtësisë për masakrat e tij dhe jo t’i ofrohet azil politik.

Vendet perëndimore kishin paralajmëruar nje gjakderdhje të mundshme në Alepo, qyteti i dytë i rëndësishëm pas Damaskut. Ne duam armatime që të mbrohemi nga tanket dhe sulmet e regjimit të Asssad, mësohet të ketë thënë kreu i opozitës siriane për agjensine e lajmeve AFP.

Ai gjithashtu kërkoi ndihme nga vendet arabe mike që të mbështesin ushtrinë e lirë siriane ose siç njihen ndryshe si rebelet. Deri më tani rebelet nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga jashtë. Sayda kujtoi shembullin e Jemenit në të cilin presidenti Ali Abullah Saleh ju dha amnisti në këmbim të armëpushimit. “Një gjë e tillë nuk duhet aplikuar në Siri” nënvizon ai për AFP.

"Bashar Al Assad duhe të dal përpara drejtësise e të jape llogari për cdo masakër të tij. Korrespondeti i BBC's Ian Pannell, që ndodhet ne Alepo rrefen se ka parë atje shumë rebele te vrarë. Numri total i viktimave në Siri që nga marsi i 2011 kur nisi konflikti ka mbërritur në 20 mijë. 14 mijë prej tyre janë civilë.
(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot