Kushtet nuk janë të përshtatshme për një rifillim të negociatave mbi Sirinë, të parashikuara më 9 mars në Gjenevë, vlerësoi sot një përgjegjës i lartë i opozitës siriane, sipas të cilit opozita vazhdon të reflektojë mbi pjesëmarrjen e saj në këto bisedime.

“Aktualisht, kushtet në vend nuk janë të përshtatshme për një rifillim të negociatave”, deklaroi për median Riad Hijab, duke dënuar vazhdimin e bllokimit, mungesën e aksesit ndaj ndihmave humanitare dhe shkeljen e armëpushimit.

Megjithatë ai theksoi se “opozita ende nuk ka marrë një vendim mbi pjesëmarrjen e saj në bisedimet në Gjenevë”/atsh