SIRI – OSDH: 89 të vdekur nga sulmet kundër bastioneve rebele


BEJRUT, 30 tetor /ATSH-AFP/ - Sulmet kundër bastioneve rebele pranë Damaskut dhe në veri të Sirisë kanë shkaktuar sot 89 të vdekur, 17 prej të cilëve fëmijë, njoftoi Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
"Gjithashtu 57 persona, pesë prej të cilëve fëmijë, humbën jetën sot në mëngjes nga lëshimi i raketave nga forcat e regjimit kundër Dumas, në lindje të Damaskut dhe 32 të tjerë, 12 prej të cilëve fëmijë, pasdite nga sulmet kundër qytetit të Alepos", theksoi kjo organizatë, që nuk ishte në gjendje të thoshte nëse bëhej fjalë për avionë rusë apo sirianë.
Këto bombardime u zhvilluan ndërkohë që aktorët kryesorë diplomatikë të çështjes siriane janë mbledhur në Vjenë për të diskutuar për një zgjidhje politike të këtij konflikti që ka shkaktuar më shumë se 250 000 të vdekur që prej katër vjetësh./
/ec/

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave