Sulmet e ISIS vijojnë të përgjakin Sirinë. Të paktën 35 ushtarë sirianë dhe luftëtarë të ushtrisë proregjimit, u vranë këtë të shtunë në një sulm i grupit terrorist të vetëquajtur Shteti Islamik, në Deir Ezzor, në lindje të Sirisë. Lajmi u njoftua nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Referuar të njëjtit burim, Shteti Islamik është i pranishme në një numër të konsiderueshëm lagjesh të kryeqytetit, i ndarë nga rajoni me të njëjtin emër, duke kontrolluar tashmë rreth 60 për qind të qytetit.
/Shqiptarja.com










