Pas 4 muajsh luftime të ashpra me militantët e Shtetit Islamik, kurdët kanë arritur të rimarrin kontrollin në qytetin strategjik të Kobane, në kufi me Turqinë. Lajmin e dha Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit janë zhvilluar luftime sporadike në dy pika periferike të Kobane, ku kurdët e Peshmergas kanë dëbuar të gjithë luftëtarët e ISIS nga qyteti.

Ndërkaq, kurdët aktivë në rrjetet sociale kanë publikuar fotot e para me flamurin e Mbretërisë së Kurdistanit teksa valëvitet mbi kodrën e Kobane. Humbja e këtij qyteti është një goditje e rëndë në luftën kundër ISIS, i cili ka humbur më shumë se 1 mijë luftëtarë që nga muaji shtator, në përpjekje për të marrë nën kontroll qytetin.

Luftëtarët kurdë me mbështetjen e sulmeve ajrore të udhëhequra nga SHBA kanë fituar terren ndaj xhihadistëve. Por humbja e Kobane, sipas analistëve mund t’i vërë fre ambicieve të tyre për zgjerim.
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)