DAMASK- Është kthyer menjëherë në një incident madhor, me përmasa ndërkombëtare, rasti i fundit i përdorimit të armeve kimike në luftën civile në Siri. Aktivistët e opozitës në Siri pretendojnë se dhjetëra vetë kanë humbur jetën para disa ditësh nga sulmet me armë kimike në periferi të Damaskut. Orët e para të mëngjesit të datës 21 gusht raketa me agjentë toksike janë lëshuar në Ghouta. Pamjet filmike të hedhura nga kundërshtarët e regjimit në YouTube tregojnë njerëz që marrin trajtim mjekësor në spitale fushore dhe, ndonëse pranon që nuk ka mundur të provojë vërtetësinë e tyre, BBC thotë se verifikime të tjera lenë të kuptohet se xhirimet mund të jenë origjinale.
Në video shihen viktimat e sulmeve, mes të cilëve edhe fëmijë, teksa përpëliten prej konvulsioneve, ndërsa të tjerë marrin frymë me vështirësi.
Një ekip inspektorësh të Kombeve të Bashkuara kishin mbërritur tri ditë më parë në Siri për të verifikuar pikërisht pretendimet mbi përdorimin e armëve kimike nga forcat e presidentit Bashar al Assad. Nuk dihet nëse ata kontrolluan zonën e Goutës, kur normalisht janë nisur të hetojnë në tre rajone të tjera, përfshirë qytezën veriore Khan al-Assal, ku në mars u vrane 26 vetë.
Shumë vetë kanë shtruar pyetjen se përse qeveria e Asadit do të përdorte armë të tilla në kohën kur inspektorët e OKB-së ndodhen në Siri dhe në zonat përreth kryeqytetit ushtria ka avancuar ndjeshëm. Pamjet janë të rënda dhe, sipas ekspertëve, vështirë për t'u falsikuar. Për përdorim të armëve kimike gjatë konfliktit në këtë vend janë akuzuar si trupat e regjimit, ashtu edhe rebelët. Besohet gjerësisht se Siria ka rezerva të medha të padeklaruara gazi mustard dhe agjentit nervor sarin.
SHBA
Dje presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, tha se përdorimi i armëve kimike në Siri përbën një zhvillim “tejet shqetësues”, ndërkohë që edhe Rusia u bashkua me të njëjtin qëndrim, por me një ndryshim të madh. Ndryshe nga Uashingtoni dhe vendet perëndimore, në deklaratën e saj, Moska theksoi se “ka prova gjithmonë e më të shumta që sulmi kimik është kryer prej kryengritësve”. Ndërsa UNICEF-i konfirmoi të premten se, midis më shumë se dy milionë refugjatëve sirianë të luftës në vendet fqinje, figurojnë mbi një milion fëmijë, nuk ka ende garanci nëse qeveria siriane do të lejojë misionin inspektues të OKB-së që të inspektojë të gjitha zonat e pretenduara.
Lufta civile në Siri, deri më tani i ka marrë jetën të paktën 100 mijë personave.
Duke shprehur një shqetësim të madh për zhvillimin e ngjarjeve, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, thotë se sulmi i dyshuar kimik në Siri ishte “ngjarje e madhe për shqetësim madhor”. Duke folur për rrjetin televiziv CNN, ai theksoi se “vështirësia e problemit, është diçka që do të kërkojë kujdesin e Amerikës” dhe “shpresojmë edhe kujdesin e gjthë komunitetit ndërkombëtar”.
“Ajo që kemi parë tregon se kjo është qartas ngjarje e madhe për shqetësim madhor. Ne tashmë jemi në komunikime me gjithë komunitetin ndërkombëtar. Ne po lëvizim nëpërmjet Kombeve të Bashkuara, në përpjekje për nxitje të aksionit më të mirë nga ata, dhe ne i kemi bërë thirrje Qeverisë së Sirisë të lejojë hetimin e vendit, pasi inspektorët e Kombeve të Bashkuara tashmë janë në terren”, tha Barack Obama.
OKB
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka bërë të ditur se akuzat për sulme me armë kimike pranë kryeqytetit sirian “duhen hetuar pa vonesa”. Ai ka nisur shefen e çarmatimit, Angela Kane, në Damask, në mënyrë që të ushtrojë presion për një hetim të ngjarjes, siç theksoi zëdhënësi i tij, Eduardo del Buey, të enjten. OKB i ka kërkuar qeverisë siriane të lejojë një ekip inspektorësh të armëve nga OKB, që aktualisht ndodhet në Siri, të hetojë edhe incidentin e fundit. Por, qeveria, e cila hedh poshtë akuzat, nuk ka dhënë ende asnjë shenjë se do ta lejojë këtë gjë.
Hetuesit, të cilët mbërritën në qytet të dielën dhe po qëndrojnë rreth 15 km nga vendi i sulmeve të fundit, kanë mandat vetëm për të vizituar 3 vende, ku kanë lindur akuza për përdorimin e armëve kimike më herët. Këtu përfshihen qyteti verior i Khan al-Assal, ku rreth 26 persona u vranë në një sulm të besuar me armë kimike mars.
Qeveria siriane i ka përshkruar akuzat e fundit si “jo të logjikshme dhe të fabrikuara”. Ushtria siriane tha se forcat opozitare kanë lëshuar akuzat, në mënyrë që të heqin vëmendjen nga humbjet e mëdha të pësuara së fundi. Bombardime të rënda kanë vazhduar rreth Ghouta-s, edhe gjatë së enjtes, sipas raportimeve të fundit.
Europa kaq, zhurma e ndërkombëtarëve mbi sulmet e fundit ka vazhduar të rritet. Laurent Fabius, ministër i Jashtëm i Francës, pas deklarimit mbi “përdorimin e forcës”, nuk dha detaje nëse mbështet një ndërhyrje ushtarake, por përjashtoi idenë e dërgimit të trupave franceze në Siri.
Britania dhe 36 vende të tjera i kanë referuar formalisht akuzat e fundit drejt Ban Ki-moon dhe kanë bërë thirrje për “lejimin e inspektorëve dhe dhënien e aksesit të nevojshëm për të nisur hetimet, edhe mbi ngjarjet e fundit, për shkak të urgjencës së këtij problemi”.
PERMASAT
Numri i fëmijëve të shpërngulur nga Siria për shkak të luftimeve ka mbërritur në një milion, një shifër e turpshme kjo për Agjensitë e Kombeve të Bashkuara, UNHCR dhe UNICEF.
2 milionë të tjerë, sipas tyre, janë zhvendosur brenda vendit. Konflikti në Siri ka marrë deri tani 100.000 jetë njerëzish sipas pohimeve të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon. Të rinjtë në këtë vend po humbasin shtëpitë, familjet, të ardhmen e tyre, u shpreh komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres. Edhe pasi kalojnë kufirin drejt sigurisë, ata janë të traumatizuar, të brengosur e të dëshpëruar, pa shpresë, shton ai.
Shqetësimet e dy agjencive që me vështirësi arrijnë të përmbushin nevojat e të shpërngulurve kur apelet e saj për ndihmë nuk janë financuar veçse në masën 40%, vijnë pak ditë nga sulmet kimike në periferi të Damaskut që morën gati 1.300 jetë njerëzish. Shumica e viktimave ishin gra e fëmijë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com