SIRI- Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka fituar një mandat të tretë në këtë detyrë pasi fitoi 88.7 % të votave në zgjedhjet presidenciale të së martës. Më herët gjykata Kushtetuese deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 73.4%.
 
Votimet u zhvilluan në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane, por jo në pjesën veriore dhe lindore që kontrollohen nga rebelët. Rivalët kryesorë të Asadit, Hassan al-Nuri dhe Maher Hajjar, morën respektivisht 4.3% dhe 3.2% të votave.
 
Kritikët e Assadit dhe opozita siriane në zonat e kontrolluara nga rebelët i konsideruan zgjedhjet një farsë, duke argumentuar se nuk kanë besueshmëri në mesin e një lufte civile.
 
Dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur dhe miliona të tjerë janë shpërngulur gjatë këtyre tre viteve në Siri për shkak të luftës civile që ka përfshirë vendin.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)