Siri, qeveria mohon
përgjegjësinë për sulmin

Siri, qeveria mohon <br />përgjegjësinë për sulmin
DAMASK- Qeveria siriane ka mohuar kategorikisht përgjegjësinë për vrasjen e 92 personave në Houla të Homsit. Ajo çfarë shokoi të gjithë botën ishte fakti se në mesin e viktimave ishin edhe 32 fëmijë të cilët u vranë tragjikisht në këtë sulm makabër. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Xhihad al-Makdeshi ka thënë se terroristët janë përgjegjës për vdekjet dhe se Damasku do t’i hetojë ato. Më tej ai theksoi: "Ne mohojmë fuqishëm përgjegjësinë e forcave të qeverisë në këtë masakër që ka ndodhur. E dënojmë fuqishëm këtë masakër terroriste që kishte në shënjestër popullin e Sirisë: gratë, fëmijët dhe burrat e vjetër". Shefi i misionit vëzhgues, Robert Mud, ka thënë: “Vdekja e 32 fëmijëve të pafajshëm, humbja e grave dhe burrave, por në veçanti e fëmijëve, është një sulm i papranueshëm për të ardhmen dhe synimet e popullit sirian - pavarësisht se kush e ka nisur, kush i është përgjigjur dhe kush ka kontribuar në të". Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, dhe i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për krizën, Kofi Anan, kanë thënë se Qeveria siriane ka shkelur në mënyrë brutale ligjin ndërkombëtar. Ata, po ashtu, i kanë bërë thirrje regjimit që të ndalojë menjëherë përdorimin e tankeve, artilerisë dhe armëve të rënda kundër popullatës civile. Ndërsa Liga Arabe ka bërë me dije se do të kërkojë një sesion të jashtëzakonshëm më 2 qershor, në Doha të Katarit, për të diskutuar vrasjet në Houla.

(s.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë