Siri, raporti OKB, Assadi përgjegjës
për sulmin kimik me 80 të vrarë

Siri, raporti OKB, Assadi përgjegjës<br />për sulmin kimik me 80 të vrarë<br>
Qeveria e Sirisë është përgjegjëse për sulmin kimik vdekjeprurës në një qytet të mbajtur nga rebelët në veri-perëndim të vendit më 4 prill, thotë një raport i OKB-së.

Gjetjet e raportit janë lëshuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) dhe Mekanizmi i Përbashkët Hetimor i OKB-së (JIM).

"Paneli është i bindur se Republika Arabe Siriane është përgjegjëse për lirimin e “Sarinit” në Khan Sheikhoun më 4 prill 2017," tha raporti, njofton agjensia e lajmeve AFP.

Autorët thonë se ata janë të sigurt Damasku përdori agjentin nervor “Sarin” në Khan Sheikhoun, duke vrarë më shumë se 80 vetë.

"Raporti i sotëm konfirmon atë që ne kemi ditur kohë më parë se ka qenë e vërtetë," tha ambasadori amerikan në OKB, Nikki Haley.

Presidenti sirian Bashar al-Assad dhe aleati i tij, Rusia, kanë thënë në mënyrë të përsëritur se incidenti ishte i fabrikuar.

Opozita e Sirisë dhe fuqitë perëndimore kanë thënë se ishte një sulm ajror i qeverisë siriane në zonë.

Por Damasku dhe Moska thonë se një sulm ajror goditi një depo rebele të mbushur me municione kimike.

Të martën, Rusia vuri veton ndaj një rezolute që zgjeron mandatin e JIM-it - misioni i vetëm zyrtar që heton përdorimin e armëve kimike në Siri.

Raporti gjithashtu tha se i ashtuquajturi Shtet Islamik (IS) ishte përgjegjës për përdorimin e mustardës së squfurit në një sulm që në Um-Housh, Siri, më 16 shtator 2016.

siri

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore