Siri, raundi i fundit i bisedimeve për
paqe do të zhvillohet më 23 jana

Siri, raundi i fundit i bisedimeve për<br />paqe do të zhvillohet më 23 jana
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se raundi i fundit i bisedimeve për arritjen e paqes së përhershme më Siri do të mbahet  në kryeqytetin Astana, të Kazakistanit më 23 janar.
 
Raundi i fundit i bisedimeve për paqe do të zhvillohet vetëm nëse palët e përfshira në konflikt respektojnë armëpushimin e ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.
 
Ndërkohë nga deklarata e ministrit turk, është mësuar se ekspert rus do të punojnë me ministrinë e jashtme turke për të planifikuar procesin e bisedimeve në Astana.
 
Armëpushimi në Siri ka disa ditë që është vendosur në fuqi dhe palët e përfshira në konflikt kanë shprehur dëshirën për të arritur një paqe të përhershme për vendin i cili është i përfshirë nga një luftë civile prej 6 vitesh tashmë.
 
Disa nga grupet rebele të cilat janë pjesë e marrëveshjes së armëpushimit kanë pezulluar bisedimet për arritjen e paqes duke u shprehur se marrëveshja e armëpushimit është prishur nga forcat e regjimit sirian.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf