Siri, rebelët bombardojnë
aeroportin ushtarak në Aleppo

Siri, rebelët bombardojnë <br />aeroportin ushtarak në Aleppo
DAMASK - Rebelët kanë bombarduar mëngjesin e sotëm aeroportin ushtarak të Menagh, 30 km në veri-lindje të qytetit Aleppo, në Siri, nga ku ngrihen në fluturim helikopterët dhe avionët që prej ditësh po sulmojnë qytetin. Lajmi është bërë i ditur nga Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut. “Aeroporti ushtarak i Menagh është bombarduar nga një tank i sekuestruar nga rebelët gjatë operacioneve të mëparshme”, bëri të ditur i njëjti burim i cituar nga mediat ndërkombëtare.

Burime gazetareske në Aleppo konfirmuan gjithashtu se i kanë dëgjuar bombardimet dhe më pas kanë parë flakët të ngrihen nga ai drejtim.

Rebelët kanë pohuar se bëhej “për një sulm për të marrë kontrollin e aeroportit.

Ndërkohë, tensioni vazhdon të mbetet i lartë në Siri, sidomos në kryeqytetin Damask. Gjithnjë sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, bilanci i viktimave të sulmit të forcave pranë regjimit, në një rajon jug-perëndim të Damaskut, arrin në 43 të vdekur. Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur dje por është njoftuar sot.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0