SIRI - Rebelët sirianë hodhën në erë një hotel luksoz në qytetin Aleppo, i cili përdorej si bazë ushatarake nga trupat e Presidentit Bashar al-Assad. Sipas mediave vendase, të paktën 14 persona humbën jetën. Fronti Islamik , aleanca më e madhe e rebelëve sirisë, që e mori përsipër sulmin, pohoi se kishte vrarë 50 ushtarë.
Rebelët kishin vendosur eksplozivët në një tunel poshtë hotelit, i cili u shkatërrua plotësisht. Disa nga godinat përreth gjithashtu u dëmtuan nga forca e shpërthimit.
Më shumë se 150 mijë persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë shpërngulur që prej fillimit të luftës civile në Siri, në mars të vitit 2011.
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com