SIRI - Luftëtarët sirianë marrin nën kontroll një bazë ajrore në shkretëtirën e Deir al-Zor. Një video amatore e hedhur në internet tregon pamjet dhe shtëllungat e tymit gri që ka mbuluar disa ndërtesa.
Reuters nuk është në gjendje të verifikojë përmbajtjen e videos, e cila është marrë nga një rrjet social në internet. Aktivistët thonë se rebelët kanë zaptuar një aeroport, e përdorur nga ushtria e Sirisë në afërsi të kufirit me Irakun.
“Forcat e presidentit Bashar al-Asad i janë kundërpërgjigjur duke bombarduar aeroportin me avionë luftarakë”, tha një aktivist lokal për Reuters-in.
Aeroporti Hamdan u shndërrua në një bazë ushtarake për helikopterë dhe tanke gjatë trazirave të fundit në Siri. Deri tani nuk ka asnjë koment nga qeveria siriane apo televizionet shtetërore mbi çka ka ndodhur.
(lc/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com