Siri, rebelët parakalojnë me tanket
qeveritare nëpër rrugët e Alepos

Siri, rebelët parakalojnë me tanket<br />qeveritare nëpër rrugët e Alepos
ALEPO-  Një video amatore tregon rebelët sirianë të cilët po parakoljnë të hipur mbi një tank të forcave qeveritare përmes rrugëve të Al Bab, një lagje e qytetit Aleppo, u dyti për nga rëndësia pas Damaskut.

Pamjet tregojnë dhjetra sirianë të hipur mbi tank që ecin në mes të rrugëve, duke u shoqëruar nga brohoritjet e kalimtarëve dhe të shtëna armësh në ajër. Në rrugë duket edhe një kamion në pjesën e pasme të të cilit ndodhet një armë kundër ajrore. Kamioni është i rrethuar nga makina dhe dhjetra sirianë.
Videoja është publikuar në internet por vetë reuters nuk mundi të verifikonte përmbajtjen e saj.

Aktivistët e opozitës raportuan se sot në mëngjes për përleshje në disa zona të këtij qyteti që kontrollohen nga rebelët, çka mund të cilësohet fillimi i një faze vendimtare në betejën për të marrë qendrën tregtare të Sirisë.

I dërguari ndërkombëtar për paqen Kofi Anan dhe udhëheqës të tjerë të huaj thanë se situata në Alepo shërben për të theksuar nevojën për një zgjidhje të negociuar politike të konfliktit në Siri, i cili tashmë ka hyrë në muajin e 16- të të saj. Ndërkohë që lideri i opozites siriane Abdulbaset Sayda i bëri thirrje nderkombëtareve që të furnizojnë me armë forcat rebele në Siri. Zoti Sayda tha gjithashtu se Bashar al Assad duhet të përgjigjet para drejtësisë për masakrat e tij dhe jo t’i ofrohet azil politik.

Numri total i viktimave në Siri që nga marsi i 2011 kur nisi konflikti ka mbërritur në 20 mijë. 14 mijë prej tyre janë civilë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot