Siri, rebelët: Është arritur
marrëveshja, do të nisi evakuimi

Siri, rebelët: Është arritur<br />marrëveshja, do të nisi evakuimi
Është rikthyer gjendja e armëpushimit në Alepon lindore. Rebelët e opozitës kanë bërë të ditur se është arritur një marrëveshje me forcat qeveritare.

Sipas forcave opozitare, evakuimi i civilëve dhe rebelëve të plagosur do të fillojë në orët  e para të mëngjesit të sotëm.

Ndërkohë sipas BBC, kjo marrëveshje ende nuk është konfirmuar  nga qeveria siriane ose aleati kryesor i saj, Rusia.

Mëngjesin e të mërkurës, autobus dhe ambulanca të shumta u vendosën në dispozicion të evakuimit nga kjo zonë e Alepos, por marrëveshja u prish.

Në këto territore mbeten ende 50.000 civil dhe OKB-ja është shprehur se Siria dhe aleatët e tjerë të saj, me shumë mundësi gjatë sulmeve të bëra në këtë zonë ka shkelur  disa ligje ndërkombëtare.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit