Siri: Regjimi akuzon
rebelët për masakë

Siri: Regjimi akuzon <br />rebelët për masakë
Masakrat dhe dhuna në Siri nuk kanë të ndalur. Të paktën 25 persona janë vrarë dhe kufomat e tyre janë gjymtuar në veri të vendit nga forcat antiqeveritare, raportohet nga mediat shtetërore Siriane.

Burime të agjencisë shtetërore të lajmeve Sana, kanë cituar se viktimat janë rrëmbyer nga militantë të forcave antiqeveritare gjatë ditës së premte në një fshat të provincës Aleppo .

Gjithashtu sipas kësaj agjencie, viktimat e masakrës ishin mbështetës të qeverisë në pushtet.

Forcat opozitare në Siri që nga fillimi i tensioneve për largimin nga pushteti të presidentit Asad, kanë akuzuar vazhdimisht forcat proqeveritare për masakrat mbi civilët e paarmatosur.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara raportojnë se në Siri rreth 1.5 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ndihma humanitare - një rritje kjo prej 500.000 individësh me vlerësimin e mëparshëm të këtij institucioni.

Zyra për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) tha se njerëzit gjithnjë e më shumë po largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftimeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe rebelëve antiqeveritarë, dhe se luftimet po i pengojnë aktivistët e tyre në shpërndarjen e ndihmave për popullsinë vendase.

(eb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë