Siri, rusët bombardojnë Palmirën
Ushtarët e shtetit islamik arratisen

Siri, rusët bombardojnë Palmirën<br />Ushtarët e shtetit islamik arratisen
Luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik janë detyruar me forcë të largohen nga qendra e qytetit sirian të Palmirës, vetëm pak orë pasi u përpoqën ta rimerrnin atë.Sulmet ajrore ruse detyruan militantët të tërhiqen më në periferi.

Lajmi bëhet me dije nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas aktivistëve ushtarët e Al Baghdatit kanë arritur të futen në Palmira, në provincën Homs duke iu afruar spitaleve në periferi.

Shteti Islamik mbajti nën kontroll qytetin e Palmirës, vend i Trashëgimisë Botërore i mbrojtur nga UNESCO, nga maji i vitit 2015 derisa u detyruan të largoheshin prej andej në mars të këtij viti.
 
Ndërkohë në Alepo nuk kanë të ndalur bombardimet edhe pas deklaratës së ministrit rust e punëve të jashtme Lavrov i cili bëri thirrje për një armëpushim në mënyrë që civilët të kishin mundësi të largoheshin.  

Ndërsa OKB konfirmon se qindra burra të moshës 30-50 rezultojnë të zhdukur.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji