Siri, Rusia:Avionët dhe dronët
amerikanë shënjestër sulmesh

Siri, Rusia:Avionët dhe dronët<br />amerikanë shënjestër sulmesh
Shtohen tensionet mes SHBA dhe Rusisë.

Të gjithë avionët e koalicionit ndërkombëtar që do të fluturojnë mbi Siri, në perëndim të Eufratit  që nga dita e sotme do të konsiderohen nga pala ruse objektiva  të mundshëm goditjeje.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes ruse në përgjigje të një aksioni të ndërmarrë një ditë më parë nga forcat amerikane që rrëzuan një avion sirian.

“Çdo mjet fluturimi që i përket koalicionit ndërkombëtar, e që vepron në perëndim të Eufratit, do të gjurmohet nga forcat antiajrore ruse në qiell e në tokë, e do të trajtohet si shënjestër”, deklaroi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Koalicioni amerikan rrëzon avionin sirian

Pas episodit të djeshëm ku forcat amerikane rrëzuan një avion sirian, Rusia vendosi të pezulloi memorandumin me koalicionin ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA.

“Por nga sot bashkëpunimi sa i përket operacioneve në Siri me palën amerikane përfundon” nënvizohet në deklaratën e ministrisë.

Ditën e djeshme avioni amerikan rrëzoi një avion civil sirian në provincën e Raqqa. Një episod i tillë u cilësua një akt agresioni.

Ndërsa SHBA u shpreh se avioni sirian u godit pasi goditi forcat e koalicionit anti-Isis.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset