Siri, SHBA bombardojnë në Raqqa
Avionë dhe Tomahok ndaj ISIS
Forcat ajrore të SHBA kanë nisur prej disa orësh bombardimin e postacioneve të ISIS në Siri, duke implikuar direkt në konfrontim ushtarak dhe Washingtonin. Ndërsa lajmin e ka dhënë vetë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
SIRI- Forcat ajrore të SHBA kanë nisur prej disa orësh bombardimin e postacioneve të ISIS në Siri, duke implikuar direkt në konfrontim ushtarak dhe Washingtonin. Ndërsa lajmin e ka dhënë vetë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
“Unë mund të konfirmoj se forcat amerikane me partnerët e koalicionit po kryejnë një sulm kundër terroristëve të shtetit islamik në Siri duke përdorur luftëtarë, aeroplanë bombardues dhe raketa të tipit ‘Tomahok’.
Duke pasur parasysh se këto operacione janë në vijim e sipër, nuk mund të japim detaje shtesë.” – ka shkruar Kirby në profilin e tij personal në Tëitter, duke dhënë kështu dhe lajmin e parë për një sulm në masë të gjërë ndaj xhihadistëve në Siri.
Ndërsa në orët në vijim, rreth mesditës, Observatori për të Drejtata e Njeriut në Siri ka deklaruar se ishin goditur rreth 20 objektiva në qytetin e Raqqa, i cili njihet dhe si fortesë kryesore e ISIS në Siri.
Këto janë sulmet e para kundër grupimit terrorist në brendësi të vendit qysh kur Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se ishte i gatshëm ta shihte vendin e tij në sulme anti-ISIS, përtej Irakut.
Të gjithë aleatët që po marrin pjesë në sulme në krah të SHBA, deri më tani, janë vetëm vende arbe. Vende si Bahreini, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara dhe Jordania po kryejnë sulme ajrore në territorin sirian. Ndërsa mësohet se ndihmë po jep dhe Katari, dhe pse ende nuk është konfirmuar nëse po vepron neë aspektin ajror.
SHBA dhe aleatët kanë filluar sulmet ndaj forcave të ISIS duke përdorur avjonë luftarak, bombardues dhe raketa Tomahok. Dhe pse nga Pentagoni ende nuk jepen detaje të imta mbi objektivat, një zyrtar ushtarak i SHBA ka deklaruar se në plan është sulmimi i qendrave nevralgjike të ISIS, duke përfshirë këtu qendrat e komandimit, korridoret e furnizimeve dhe qendrat stervitore. Raketat Tomahok po lëshohen nga deti duke u ndjekur nga sulme të njëpasnjëshme nga ajëri me avjonë ajër-ajër dhe bombardues.
Pavarësisht deklaratave të Pentagonit, sipas burimeve në brendësi të sirisë raportojnë se dëri më tani në Raqqa janë goditur nga forcat amerikane një postbllok, një qendër rekrutimi dhe një ndërtesë në zonat që dyshohen ku ndodhen komandaturat e ISIS.
(Në Foto: Objektivat e goditur nga forcat amerikane në territoret e kontolluara nga Kalifati Islamik)
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
52.9%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
8.4%
Vota total: 263
Lajme të tjera
-
Sondazhi në Report Tv/ Cilat duhet të jenë prioritet e kryebashkiakëve të ardhshëm? Qytetarët: Vende të reja pune dhe përmirësim i shkollave
29 Mars, 23:53
-
Sondazhi i Piepoli, Veliaj ‘nuk e diskuton’ fitoren në Tiranë, gati mazhorancë absolute! Këlliçi s’i kalon 38%! PD vetëm 12%
29 Mars, 23:44
-
Për cilën forcë do votoni më 14 maj? PS mban vendin e parë! PD e Alibeajt në pikiatë! Meta-Berisha të dytët
29 Mars, 23:26
-
Shumica e shqiptarëve bëjnë fajtor Berishën për futjen e opozitës të përçarë në zgjedhje! 13% prej tyre bëjnë përgjegjës Ramën
29 Mars, 23:15
-
33% e shqiptarëve presin lider të ri në opozitë! Berisha fiton ndjeshëm ndaj Alibeajt! Vetëm 1% duan Metën, Basha 4%
29 Mars, 23:15
-
Shqiptarët të pakënaqur nga betejat e opozitës! 26% e të anketuarve nga Piepoli mendojnë se do ishin më të fortë të bashkuar
29 Mars, 23:06
-
Gjermania jep edhe 12 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
29 Mars, 23:04
-
Kremlini: Lufta hibride me 'perëndimin' do të vazhdojë për një kohë të gjatë
29 Mars, 22:55
-
Cili politikan të jep më shumë besim? Meta dhe Basha vetëm nga 1%, Rama 49% pëlqyeshmëri! Berisha ia kalon Alibeajt
29 Mars, 22:51
-
Noizy shpërndan lajmin e Report Tv për dy faqet 'Lolita' dhe 'JOQ' dhe denoncon: Ja fytyra e shpifësve, normal që jeni negativa
29 Mars, 22:44
-
Sondazhi në Report Tv/ Projekti i Portit të Durrësit, vetëm 13% e shqiptarëve kundër, 56% thonë se është mundësi e madhe
29 Mars, 22:41
-
Keisi zbulon sekretin e saj dhe arsyen e distancimit me Kristin: Isha e dashuruar me Lorencin
29 Mars, 22:35