Siri, SHBA: Po studiojmë skenarët
e sulmit kimik, Irani: Kemi prova

 DAMASK-  Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel deklaroi sot se forcat amerikane janë të gatshme të ndërhyjnë ndaj regjimit sirian, por nënvizon se Uashingtoni është ende duke verifikuar informatat mbi sulmin me armë kimike.

"Presidenti, Obama i kërkoi Departamentit amerikan të Mbrojtjes të përgatiste opsionet për të gjithë skenarët e mundshëm. Ne e kemi bërë këtë", tha Hagel për gazetarët në Kuala Lumpur të Malajzisë, ku po zhvillon etapwn e parë tw turit të tij në Azinë juglindore. 

     "Edhe njëherë e theksoj, se ne i kemi përgatitur të gjitha opsionet e mundshme dhe presim përzgjedhjen e njërës prej alternativave të parashtruara", shtoi ai.

     Shefi i Pentagonit u shpreh se SHBA dhe aleatët e tyre ishin duke verifikuar informacionet sipas të cilave forcat e regjimit të presidentit sirian, Bashar Al-Assad ishin përgjegjëse për sulmin me armë kimike në një bastion të rebelëve në periferi të Damaskut.

"Nuk do të them asgjë më tepër, deri sa të kemi verifikuar të gjitha të dhënat", nënvizoi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel.

 
QEVERIA E IRANIT: KEMI PROVA
Qeveria e Iranit thotë se ka “prova”, të cilat tregojnë se rebelët sirianë kanë përdorur armë kimike.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtne, Abbas Araqchi, është cituar nga agjencia ISNA të ketë thënë se “grupet terroriste kanë kryer këtë aksion”, por Araqchi nuk ka dhënë hollësi të tjera, informon Radio Europa e Lirë.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka pranuar publikisht për herë të parë se armët kimike kanë vrarë dhe plagosur njerëz në Siri, por nuk ia ka atribuar fajin asnjërës palë.

Rohani ka thënë se Irani, vetë viktimë e sulmeve kimike në luftën e tij me Irakun më 1980-1988, dënon fuqishëm përdorimin e armëve kimike
 
VËZHGUESIT: 322 TË VDEKUR, MES TYRE GRA E FËMIJË
Vëzhguesi sirian i të të Drejtave të Njeriut raportoi sot për 322 të vdekur, ndër të cilët 54 fëmijë, të vrarë pranë Damaskut gjatë javës nga gazrat toksike, në bazë të të dhënave të reja mjekësore.
     "Observatori sirian i të Drejtave të Njeriut identifikoi 322 të vdekur, mes të cilëve 54 fëmijë, 82 gra dhe dhjetëra rebelë, si dhe 16 trupa të paidentifikuar", u shpreh organizata joqeveritare, ndërkohë që opozita dhe regjimi akuzojnë njëri-tjetrin për përdorimin e armëve kimik

Regjimi sirian ka thënë se rebelët e opozitës qëndrojnë prapa sulmit, por këta të fundit kanë hedhur poshtë akuzat.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Jini të hapur për të eksploruar ndjenja të reja...çfarë thonë yjet për ju sot