SIRI - Kishte një muaj që nuk shfaqej në publik, por zëvendës presidenti i Sirisë, Faruk al-Shara, u ka dhënë fund spekulimeve rreth një tentative të tijën për të dezertuar nga regjimi i Bashar al-Assad. Një video që qarkullon tanimë në median ndërkombëtare e tregon zyrtarin e lartë sirian teksa zhvillon një takim zyrtar me Aladin Borujerdi, kryetar i komitetit për marrëdhëniet me jashtë në Parlamentin e Iranit.
Al-Shara nuk ishte shfaqur në publik që prej pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e funeralit të zyrtarëve të lartë të regjimit, të vrarë nga një sulm me bombë në 18 korrik. Spekulimet rreth fatit të al-Shara vërshuan në media javën e kaluar ndërsa opozita pohoi se ai ka tentuar të dezertojë.
Një e-mail ishte dërguar në emër të tijin ku pohohej se zv.presidenti ishte shkarkuar nga detyra por agjencia shtetërore e lajmeve në Siri i cilëson këto informacione tërësisht të gabuara. Pas deklarimeve të opozitës, ishte televizioni shtetëror që më 19 gusht citoi një deklaratë nga zyra e Shara ku thuhej se zv.presidenti nuk ka menduar për asnjë moment të largohet nga vendi e të shkojë në ndonjë shtet tjetër.
73 vjeçari Shara ka shërbyer në poste të larta drejtuese të administratës për një periudhë 30 vjeçare, nën Presidentin aktual dhe në kohën kur shteti drejtohej nga babai i tij Hafez al-Assad.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com