DAMASK- Kryeqyteti sirian tronditet sërish nga shpërthimet Këtë herë në shënjestër ka qenë "zona e sigurisë" në kryeqytet dhe ku janë të përqendruara forca ushtarake. Televizioni shtetëror njoftoi se gjithçka ndodhi saktësisht në Mehdi të distriktit Abu Remmaneh ndërsa shpërthimin e dy bombave u cilësoi si një akt terrorist.
Deri më tani raportohen të jenë lënduar katër persona ndërsa ndërtesa më e prekur nga sulmi rezulton të mos ketë pasur njeri brenda. Rebelët dhe forcat e sigurisë janë përfshirë në betejë të armatosur që prej muajit korrik në Damask.
Pamjet e publikuara nga aktivistët e opozitës pas sulmit në kryeqytet tregojnë tym dhe makina të dëmtuara. Më herët, qarkulloi një tjetër video amatore që tregonte godinën e djegur të spitalit në Al Fateh ndërsa në një platformë ndodhen trupat e masakruar. Kjo qendër spitalore në periferi të Damaskut u sulmua dhe u dogj në 48 orët e fundit duke lënë edhe shumë civilë të masakruar.
(dm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com