HAMA/Siri – 69 civilë kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë në qytetin Hama në Siri. 13 fëmijë dhe 16 gra janë numëruar mes viktimave.
Komiteti lokal i rezistencës tha se ndërtesa ishte goditur me një raketë nga forcat qeveritare. Por Al Jazeera shkruan se një aktivist, i cili nuk donte të identifikohej, tha se shpërthimi kishte ardhur nga brenda ndërtesës.
Hama ka qenë një nga qendrat e kundërshtimit ndaj regjimit të Bashar al-Assad, që në fillim të revoltave, një vit më parë. Në qytet ndodhet edhe një ekip i vogël vëzhguesish të OKB, në pritje të zbatimit të vendimit të OKB për dërgimin e 300 vëzhguesve të tjerë.
(ep/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com