SIRI-Të paktën 43 persona janë vrarë nga shpërthimi i një makine bombë pranë kufirit mes Sirisë dhe Turqisë. Makina e mbushur me eksploziv shpërtheu në zonën e Karaj Sajou, afër Bab al-Salam në provincën veriore të Alepos.

Vëzhguesit sirianë të të drejtave të njeriut raportuan se midis viktimave ishin 5 gra dhe tre fëmijë dhe se shpërthimi ndodhi në një garazh që përdorej nga pasagjerët që kalonin kufirin mes dy vendeve.

Guvernatori turk i provincës Kilis deklaroi se 48 sirianë të plagosur u transportuan përmes kufirit për t’u trajtuar dhe se 11 prejt tyre më vonë gjetën vdekjen. Bab al-Salami është nën kontrollin e brigadës Taëhid.

Ajo është pjesë e Frontit Islamik, luftëtarët e të cilit kanë kryer luftime vdekjeprurëse me grupin e ISIS-it që prej muajit janar. Xhihadistët janë dënuar gjërësisht se kanë sulmuar shokët e tyre rebelë dhe kanë abuzuar me civilët.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)