Siri,sulm ajror në Idlib ndaj civilëve
12 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë

Siri,sulm ajror në Idlib ndaj civilëve<br />12 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë
Në një sulm ajror në qarkun Maret Numan të qytetit Idlib të Sirisë në kufi me Turqinë, sipas vlerësimeve të para 12 civilë kanë humbur jetën.

Në sulmin ajror të kryer në një zonë tregtare në qarkun Maret Numan të qytetit Idlib të Sirisë në kufi me Turqinë, sipas vlerësimeve të para 12 civilë kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.

Në Idlib, në një zonë tregtare në qarkun Maret Numan në zonën rurale në jug të qytetit është kryer një sulm ajror.

Sipas vlerësimeve të para në sulm kanë humbur jetën 12 civilë ku në mesin e tyre edhe fëmijë, ndërsa 15 civilë u plagosën dhe u dërguan në qendrat shëndetësore të rajonit. Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet. 

Ekipet e Mbrojtjes Civile dolën në vendngjarje për të nisur punimet e kërkim-shpëtimit. Ende nuk dihet se kujt i përket avioni i cili kreu sulmin.

Qyteti i Idlibit i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë, në kufi me Turqinë, në kuadër të marrëveshjes së arritur në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit me qëllim të uljes së tensionit është shpallur "zonë jokonfliktuale"./AA

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?