Siri, sulm gjatë një funerali,
mbi 60 të vdekur në Damask

Siri, sulm gjatë një funerali, <br />mbi 60 të vdekur në Damask
SIRI - Luftimet kanë vazhduar të ashpra përgjatë natës në zona të ndryshme në Siri, pas shpërthimit të djeshëm në Damask ku të paktën tre bashkëpuntorë të lartë të Asad humbën jetën.

Si qeveria ashtu edhe opozita raportuan numra të lartë të viktimave në atë që ka qenë një nga ditët më të përgjakshme të konfliktit.

Në Damask janë shtuar tanket dhe helikopterët. Aktivistët e opozitës publikuan një video ku duket një sulm me helikopter mbi turmën gjatë një funerali, duke shkaktuar rreth 60 të vdekur, sipas opozitës.

Pas vdekjes dje të ministrit të Mbrojtjes, kreut të grupit për Përballimin e Krizës dhe kunatit të presdientit, vendodhja e vetë Bashar al-Assad nuk dihet. Ai vetë nuk ka bërë asnjë dalje në publik që pas sulmit në ndërtesën e sigurisë kombëtare në Damask.

Opozita nga ana e saj deklaroi se do t’i jepte goditjen përfundimtare regjimit në ditët në vijim, nga ana tjetër qeveria premtoi se do t’i shpartallonte ato që i quan banda terroristësh.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet

Gjashtë vite zvarritje, Agro-Ushqimori nuk paguan gjobën, vetëm 24 mijë euro nga 430 mijë! Allajbeu abuzoi me pozitën dominuese e çmimet