Siri, sulm kamikaz, humbin jetën 7
persona, disa të plagosur rëndë

Siri, sulm kamikaz, humbin jetën 7<br />persona, disa të plagosur rëndë
Një sulm kamikaz në kryeqytetin sirian, Damask, ka shkaktuar shtatë viktima dhe disa të plagosur rëndë.

Autoritetet siriane kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur në lagjen Kafr Sousa, ku janë vendosur disa nga ndërtesat kyçe të sigurisë së vendit.

Sipas forcave siriane të sigurisë, shpërthimi ka shkaktuar shumë dëme materiale në zonë dhe pritet që numri i viktimave të rritet në orët në vazhdim.

Qyteti i Damaskut në pjesën më të madhe të tij është nën kontrollin e forcave të regjimit sirian dhe sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare edhe pse është arritur prej disa javësh një armëpushim, disa incidente janë shkaktuar në zonë.

Asnjë nga grupet rebele nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin e ndodhur në orët e vona të ditës së djeshme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!