Siri,sulm më armë kimike në Idlib,
58 të vdekur, dhjetra të lëndua

Siri,sulm më armë kimike në Idlib,<br />58 të vdekur, dhjetra të lëndua
Vijon të jetë tragjike situata në Siri.

Të paktën 58 persona mbetën të vrarë dhe dhjetra të plagosur si pasojë e një sulmi në veri-perëndim të Sirisë.

Mediat raportojnë se mund të jetë një sulm me armë kimike i cili nuk është përdorë që në fillimin e luftës civile 6 vite më parë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut ka raportuar se sulmi në Khan Sheikun, i kryer nga trupat qeveritare ose avionët rusë, ka shkaktuar tek banorët një sërë pasojash siç janë të fikët, të vjella dhe dalje shkume nga goja. 

Ministri i Punëve të Jashtme Ayrault kërkoi një takim emergjence të Këshillit të Sigurisë.

”Një sulm i rëndë kimik u regjistrua sot në Idlib. Viktimat janë të shumtë edhe fëmijë. Dënojmë këtë akt të tmersrhëm”, u shpreh ministri.

Edhe përfaqësuesja e politikës së jashtme në BE, Mogherini fajësoi regjimin e Bashar al Assad duke e ilësuar lajmin të tmerrshëm.

Ndërkohë presidenti turk Erdogan i cili mbikëqyr marrëveshjen për paqe ka telefonuar aleatin Putin për ngjarjen e kësaj të marte çka mund të hedh në erë edhe negociatat e arritura në Astana.

Siria është vazhdimisht në shënjestër të sulmeve qeveritare dhe aleatëve të saj rusë, por edhe të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA në luftën kundër shtetit islamik ISIS.
 

[gallery]21702[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane