Siri, sulm me bombë gjatë funeralit
vdesin 12 e plagosen 48 në Damask

Siri, sulm me bombë gjatë funeralit <br />vdesin 12 e plagosen 48 në Damask
SIRI - Një sulm me bombë gjatë një funerali në periferi të Jaramanas në kryeqytetin sirian ka lënë së paku 12 persona të vdekur. Dëshmitarët kanë pohuar edhe disa të plagosur ndërsa sipas televizionit shtetëror numri i tyre shkon në 48.

Funerali siç njofton një grup opozitar ishte parashikuar të mbahej për dy mbështetës të regjimit të Presidentit Bashar al-Assad.

Viktimat ishin vrarë gjatë një sulmi me bombë ditën e hënë dhe po kryhej ceremonia e përcjelljes në banesën e fundit. Agjencia shtetërore e lajmeve Sana sqaroi se për sulmin e sotëm është përdorur një taksi bombë. Imazhet e para të shpërndara tregojnë disa makina të shkatërruara dhe dëmtime të tjera në ndërtesat rrotull tyre.

Ngjarja vjen në një moment kur Siria ka hyrë në valën më të egër të konfliktit në kryeqytetin Damask dhe në provincën veriore të Idlib.

(dm/Gre,M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure