Siri, sulm me bombë në një
maternitet, të paktën 2 viktima

Siri, sulm me bombë në një<br />maternitet, të paktën 2 viktima
Të paktën dy persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur  pas një sulmi me bombë në një maternitet që mbikëqyret nga ‘Save the Children’ në Aleppo të Sirisë. Spitali i cili u sulmua me bombë u vjen në ndihmë mesatarisht 1.350 grave dhe regjistron të paktën 400 lindje në muaj.

Shumë spitale dhe klinika në zonat rebele të Sirisë kanë vuajtur nga bastisjet e forcave ajrore siriane, sidomos në krahinat e Idlib dhe Aleppos. Më 24 korrik një seri shpërthimesh kanë goditur katër spitale dhe një bankë të gjakut në zonën rebele në Aleppo.

Konflikti në Siri ka shkaktuar më shumë se 280 mijë viktima e mijëra të plagosur dhe ka detyruar miliona njerëz të braktisin vendin.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë