DAMASK - Masakër e re në Siri. Një avion qeveritar ka lëshuar sot një bombë në një kënd lojrash në lindje të Damaskut duke shkaktuar vdekjen e 10 fëmijve. "Viktimat ishin të gjithë rreth moshës 15 vjeç," tha Ebu Kassem, një aktivist i opozitës në Deir el-Asafir për Reuters.
Një video e postuar në youtube tregon trupat e fëmijëve përdhe dhe nënat e tyre që qajnë mbi to. Fëmijët gjetën vdekjen në momentin kur avioni luftarak MIG, bombardoi një kënd lojrash në fshatin Deir al-Asafir, në lindje të Damaskut, thanë aktivistët e opozitës.
Luftimet intensive kanë vazhduar përreth kryeqytetit ku luftëtarët rebele kanë pushtuar të paktën një pjesë të një baze ajrore të dielën. Në muajt e fundit, akuzat se qeveria siriane ka përdorur bomba të ndaluara për intensifikuar konfliktin ka qenë në rritje, edhe pse këto deklarime janë refuzuar, tha një reporter i BBC-së.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com