DAMASK- Të paktën 28 nxënës dhe një mësues kanë mbetur të vrarë kur një predhë goditi një shkollë jashtë kryeqytetit sirian, Damask, raportoi media shtetërore. Agjencia zyrtare e lajmeve Sana tha se shkolla Batiha ndodhej në në kampin el-Wafidin, rreth 20 km në veri-lindje të Damaskut dhe u godit nga zjarri i mortajave të rebelëve.
Në këtë kamp jetojnë rreth 25.000 njerëz të zhvendosur nga Lartësitë Golan, të cilat u pushtuan nga Izraeli gjatë luftës së vitit 1967. "Është një sulm terrorist mbi institucionet arsimore dhe studentët," tha Hassan Mohsen, kreu i departamentit të arsimit të krahinës Quneitra për Associated Press. Aktivistët thonë më shumë se 40.000 njerëz janë vrarë nga kryengritja kundër presidentit Assad që filloi në mars 2011.
Luftimet përreth Damaskut po vazhdojnë të intensifikohen kohët e fundit, ku trupat qeveritare janë në përpjekje për të pastruar qytetin nga rebelët. Megjithatë, rebelët kanë fajësuar forcat qeveritare për tragjedinë e së martes.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com