Siri, sulm me raketa në një qytet
53 të vrarë, midis tyre edhe fëmijë

Siri, sulm me raketa në një qytet<br />53 të vrarë, midis tyre edhe fëmijë<br>
Të paktën 53 persona raportohen të jenë vrarë në një sulm ajror në një qytet të mbajtur nga rebelët në Sirinë veriore. Sulmi u krye në një treg të tejmbushur me njerëz, duke lënë pas shumë viktima dhe të plagosur.

Sipas raportimeve të mediave në vend dyshohet se kanë qenë tre sulme të njëpasnjëshme. Nuk është e qartë nëse sulmi është kryer nga avionët e qeverisë siriane apo nga aleatët e saj Rusia.

Qyteti është vendosur në një zonë të krahinës Aleppo që është pjesë e një zone "de-escalation" të krijuar më parë këtë vit nga Rusia dhe Irani  që mbështesin qeverinë siriane ndërsa Turqia mbështet rebelët.

Zona në fjalë ka qenë gjithmonë vend i dhunës së vazhdueshme duke qenë se zona ishte nën sundimin e një grupi xhihadist të lidhur me Al-Kaedën.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, që monitoron luftën civile të vendit përmes një rrjeti burimesh në terren, tha ndër viktimat kishte edhe fëmijë.

Dyshimet e para janë se sulmi është kryer nga avionët rusë për të shkatërruar qytetin e mbajtur nga xhihadistët.

Redaksia ONline
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online