ALEPO - Të paktën 33 persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi ajror në një zonë nën kontrollin e rebelëve, në qytetin e Alepos. Gjatë sulmit, forcat ajrore siriane lëshuan nga helikopterët fuçi të mbushura me eksploziv.
Gjatë javëve të fundit bombardimet në zonat e kontrolluara nga rebelët janë shtuar ndjeshëm, pasi qeveria kërkon t’i japë fund luftimeve me rebelët.
UNICEF shprehu zemërimin e saj lidhur me ngjarjet e fundit në vend. Ditën e entje 18 persona, 10 prej të cilëve fëmijë humbën jetën në një sulm ajror po në qytetin e Aleppo-s.
Më shumë se 150 mijë persona kanë humbur jetën dhe miliona të tjerë janë shpërngulur që prej fillimit të luftës civile në siri 3 vite më parë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com