SIRI - Atentat i dyfishtë në Siri dhe një e dielë e përgjakshme. Një taksi e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në zonën kristiane të kryeqytetit Damask përpara një stacioni policie duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 29 të tjerëve.
Ndërsa 31 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur është bilanci i një atentati kamikaz në Aleppo në veri të shtetit Sirian. Lajmi konfirmohet nga burime lokale, të cilat citohen nga Televizioni i shtetit sirian. Autobomba, e cila drejtohej nga një kamikaz ka shpërthyer edhe në Aleppo në një zonë me shumicë kristiane.
Të dy atentatet kanë ndodhur pikërisht në momentin kur po fillonte takimi mes Presidentit sirian Bashar al Assad dhe të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe Lakhdar Brahimi.
(a.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com